Serxho Lika studenti shqiptar në Britaninë e Madhe, i lindur dhe shkolluar në Greqi ka përfaqësuar Shqipërinë në OKB në konferencën me temë: Ruajtja e paqes dhe sigurisë! Në një lidhje skype në emisionin “Vila24” ai tregoi se në këtë konferencë është vlerësuar dhe me çmim, por pyetja është pse e ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.

“Shqipëria duhet të dëgjohet në botë, ka nevojë të dëgjohet. Shqipëria ka nevojë për të rinjtë e saj për t’u prezantuar në botë si duhet. Unë e dua Greqinë ashtu si dua edhe Shqipërinë por arsyeja pse unë zgjodha të përfaqësoj Shqipërinë është pasi dua që Shqipëria të dëgjohet më shumë, Greqia është një shtet i afirmuar prej vitesh”, u shpreh Serxho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb