Që në fillim të agresionit rus në Ukrainë, të shumtë ishin rusët të cilët ishin kundër luftës dhe dolën në protesta që në ditët e para.

Duket se shpirti kundërshtues i popullit rus nuk është zbutur, edhe pse raportimet për kërcënime ndaj atyre të cilët mendojnë ndryshe nga vendimet e marra nga presidenti Putin, nuk janë të pakta.

Një studente ruse në Saint Petersburg, në ceremoninë e diplomimit, ka zgjedhur të paraqitet me një poster ku shkruhej “Jo luftë”.

Ndërkohë, drejtori i shkollës i cili po mbante fjalimin në kohën kur e reja vendosi të bëjë gjestin rebelues, nuk e ndaloi fjalën e tij, por tha se “fëmijët tanë nuk kanë frikë tu japin zë opinioneve të tyre, edhe kështu”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb