Një e re nga protesta para ministrisë së Arsimit pohoi se nuk kanë dalë në protestë vetëm për veten, por dhe për prindërit e tyre. Studentja e vitit të pestë të Stomatologjike tregoi se protestat do të vijojnë.
“Jam nga një universitet privat. Kemi dalë jo vetëm për veten tonë, por dhe për fëmijët më nuk marrin shërbimin që meritojnë. Protestojmë për ata prindër që detyrohen të bëjnë dy punë. Besoj se do të vazhdojmë protestën. Jam në vitin e pestë për Stomatologji.”, tha studentja për gazetaren e News24 Klodiana Lala.
