ANGLI- Pas vetëm 35 vjetësh, askush nuk do të vdesë më nga kanceri. Ky ishte përfundimi i studimeve të University College dhe Kings College në Londër, të cilët konstatuan se nga viti 2050 pothuajse askush në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 80-vjeçare nuk do të vdesë nga kanceri.

Edhe pse studimi u përqendrua në Britaninë e Madhe, rezultatet mund të jenë të njëjta në vendet e ngjashme me shërbime ekuivalente të kujdesit shëndetësor.

Studimi zbuloi se procedurat e diagnostikimit në përmirësim, ulja e normave të duhanpirjes, hulumtimet gjenetike dhe përmirësimi i teknologjisë, kanë ulur normat e vdekjes nga kanceri me rreth 1% në vit, që nga viti 1990. Të katër varieteteve më vdekjeprurëse të kancerit (kanceri i gjirit, i mushkërive, i zorrëve dhe i prostatës) kanë shënuar një rënie prej 30% në numrin e viktimave, midis viteve 1991 dhe 2012.

Në përgjithësi vdekjet nga kanceri lidhur me moshat ranë me rreth 20% në të njëjtën periudhë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: