Rreth 330 000 tonë mikroplastika lëshohen në mjedis çdo vit, sipas një studimi të publikuar dje nga organizata Gjermane e kërkimeve, “Fraunhofer Society”.
“Prodhuesi më i madh i mikroplastikave, pjesë të vogla plastike që nuk riciklohen për shumë vite dhe dëmtojnë organizmat që i thithin, është industria e gomave”, thuhet në këtë studim.
Mikroplastikat lëshohen në mjedis nga veshjet dhe grimcat e gomave të automjeteve, aeroplanëve, fadromave, motoçikletave.
“Ndotës të tjerë të mëdhenj kur flitet për mikroplastikat janë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe zonat e ndërtimit”, sipas këtij studimi.
“Mund të supozojmë se mikroplastikat tashmë ekzistojnë në të gjitha mjediset”, thotë Leandra Hamann, një prej bashkëautoreve të studimit. /