Prezantohet studimi i universitetit të menaxhimit në Itali, mbi ndikimin social-ekonomik të coca-cola në Shqipëri. Nga studimi rezulton se COCA-COLA bottling Shqipëria gjeneron të ardhura dhe është e aftë të mbështesë ekonominë dhe punësimin në vend.

Ndikimi ekonomik i kompanisë është 0.19% e PBB -së së vendit dhe ka një impakt tek 2,800 punonjës, ndërsa 410 furnitorë vendas, iu shpërndanë 20% të burimeve të krijuara nga sektori i pijeve. Pagat e punonjësve në COCA-COLA bottling Shqipëria është mbi mesataren, mbi 56% më të larta për punonjësit e administratës dhe ajo që viher re është një përqindje e lartë e grave në pozicione drejtuese.

Me “Projektin e Lëvizshmërisë së Gjelbër” COCA-COLA bottling Shqipëria ka pajisur forcën e saj tregtare duke filluar nga rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës, me 76 automjete elektrike 100%. Ato lejojnë shmangien e emetimit në atmosferë të 242 tonë dioksid karboni, ekuivalent me sasinë e përthithur në një vit nga 18 mijë pemë. Qëllimi është të përmirësohet flota tregtare në terren në një total prej 193 automjetesh jo ndotëse në të gjithë Shqipërinë.”

Studimi i Ndikimit Socio -Ekonomik konfirmon se Coca-Cola në Shqipëri është në gjendje të gjenerojë të ardhura dhe vlera, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke stimuluar pjesëmarrjen aktive në një ndryshim sistematik pozitiv që përfshin të gjithë komunitetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: