Një studim më i ri fakton rëndësinë që ka muzika për trurin. Nuk ka asnjë rëndësi nëse dëgjoni Beethovenin apo një muzikë të lehtë, pasi tingulli ka po aq kënaqësi siç është ajo e ngrënies apo seksit.

Mësohet se truri liron substancën, e cila na ofron kënaqësi. Këto substanca të cilën e lirojnë qelizat kur komunikojnë njëra me tjetrën, dopamina, ofron kënaqësi gjatë ngrënies dhe seksit, ashtu si edhe përdorimi i drogës, ndërsa tani është vërtetuar që e njëjta gjë ndodh edhe kur neve na kënaq ndonjë kompozim muzikor.

Kjo shpjegon pse në të gjithë kulturat muzika është kaq popullore, kanë shkruar Robert Zatorre dhe Valorie Salimpoor nga Universiteti McGill në Montreal në revistën shkencore “Nature Neuroscience”. Studimin ka përfshirë efektet e muzikës instrumentale, duke treguar që zëri nuk është i domosdoshëm për t’u prodhuar dopamina në organizëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: