Pijet e ëmbla reduktojnë stresin. Ky është zbulimi i fundit i shkencëtarëve amerikanë, të cilët kanë arritur në përfundimin se stresi mund të luftohet edhe thjeshtë nga pijet e ëmbla.
Ndiheni nën presion, për shkak të stresit dhe nervozizmit? Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndihmonit veten duke konsumuar lëngje të shijshme e të shëndetshme.

Hulumtuesit ofruan 11 shishe me pije të sheqerosura dhe tetë pije të ëmbla me sheqer artificial. Në fund, pas këtij testi, rezultoi se ata që kishin konsumuar pije me sheqer, kishin nivele më të ulëta të hormonit të pështymës, i cili ishte sekretuar gjatë stresit, se sa ata që pinë pije të ëmbla artificialisht.

“Kjo është dëshmia e parë që konsumi i sheqerit mund të lehtësojë stresin te njerëzit”,- ka thënë Kevin Laugero, përfaqësues i studimit dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb