Studiuesi Kastriot Dervishi ka kritikuar planin e Ministrisë së Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për menaxhimin e ish-burgut të Spaçit. Sipas Dervishit Spaçi ishte kamp i punës dhe jo burg.

Sipas tij, në vitin 1952, me miratimin e Kodit të ri Penal, në vendimet e gjykatave u hoq cilësimi “punë e detyruar”.

REAGIMI I DERVISHIT
Spaçi nuk ishte burg
Një plan menaxhimi për ish Repartin nr.303 Spaç (që i takon viteve 1968-1991), ndonëse i detajshëm, ishte me gabim qysh në titull, e vijonte në përmbajtje, pasi ky kamp i punës së detyruar nuk ishte burg. Nëse do e quajnë Spaçin burg, atëherë automatikisht i heqin pjesën më kryesore, minierën dhe punën e detyruar, duke u marrë vetëm me aspektin gjeografik. Dallimi midis burgut dhe kampit është në formën se në burg nuk punohej. Burgje p.sh. kanë qenë Reparti nr.321 Burrel apo nr.313 Tiranë.
Në vitin 1952, me miratimin e Kodit të ri Penal, në vendimet e gjykatave u hoq cilësimi “punë e detyruar”. Kjo sepse ky detyrim ishte i paligjshëm dhe në shkelje me konventat ndërkombëtare. Institucioni që mbulonte vendet e vuajtjes së dënimit, e kishte të qartë përcaktimin për kampe dhe burgje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb