Pas zjarreve masive, në vendin tonë kanë mbërritur stuhitë me reshje të forta shiu dhe erëra të forta. Stuhia ka përfshirë sot jo vetëm Kalimashin, por edhe juglindjen e vendit.

Gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” foto nga qyteti juglindor i Pogradecit, ku shihen pasojat e erës së fortë. Në foto shihet që era ka qenë shumë e fortë, sa ka ndarë në dysh një pemë të madhe të vjetër.

Ngjarja është shënuar në një zonë mjaft të populluar dhe të rrethuar nga biznese të shumta, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.

Gjithashtu, një tjetër pemë mësohet të ketë rënë edhe në parkun e Drilonit. Punonjësit e shërbimeve mjedisore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për heqjen e degëve dhe pastrimin e zonës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb