Një stuhi dimri në Shtetet e Bashkuara ka sjellë erëra vdekjeprurëse, akull dhe borë në shumë rajone që rrallë shohin mot të tillë të ftohtë. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 150 milionë amerikanë janë vënë nën paralajmërimet e stuhisë së dimrit.

Së paku 11 viktima janë raportuar si pasojë e kushteve të motit në Tenezi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet – në disa zona minus 18 gradë Celsius.

Kërkesa e lartë për energji elektrike në këtë shtet ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë dhe shumë shtëpi të mbeten pa rrymë. Të martën, Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 73% e SHBA-së aktualisht është e mbuluar nga bora.

Zyrtarët e motit thanë se derisa stuhia po largohet, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë në të gjithë SHBA-në qendrore dhe lindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: