Një stuhi dimërore që solli borë të paprecedentë në Kaliforninë jugore është zhvendosur drejt lindjes, duke sjellë me vete tornado dhe erëra të fuqishme në disa rajone të SHBA-së.

Banorëve në Oklahoma, Kansas, Misuri dhe Teksas iu bë thirrje të kërkonin strehim pasi moti i ashpër i është drejtuar rajonit. Deri tani ka pasur raportime për shtëpi të dëmtuara dhe dëmtim të linjave të energjisë, duke lënë mijëra banorë pa elektricitet, ndërsa të paktën 12 persona janë raportuar të lënduar si pasojë e stuhisë.

Kalifornianët tashmë janë përballur me ndërprerje masive të energjisë elektrike, përmbytje dhe mbyllje të dy autostradave dhe plazheve ndërsa stuhia përfshiu shtetin amerikan.

Që nga e hëna, rreth 46,500 shtëpi në Kaliforni mbeten pa energji elektrike. 28,300 të tjerë ishin pa energji elektrike në Teksas dhe Oklahoma.

Në Oklahoma, shtatë tornado u raportuan të kenë goditur shtetin vonë të dielën. Pamjet e shfaqura në mediat e huaja tregojnë makina të përmbysura dhe shtëpi, ndërsa zyrtarët raportuan të paktën 12 lëndime të lidhura me motin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: