AUSTRI – Dy persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën si pasojë e rënies së një tende në Austri. Mediat vendase raportojnë se tenda u shemb për shkak të një stuhie të fuqishme që preku zonë e Sankt Johann am Walden në jug të Austrisë.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku rreh 650 persona po merrnin pjesë në një festë tradicionale, që zhvillohet çdo vit. Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën rap[orton Tg.com.
(er.cu/BalkanWeb)