Rrjeti hekurudhor i Britanisë pësoi probleme, fluturimet u anuluan dhe mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike sot pasi stuhia Isa kaloi nëpër vend gjatë natës. Skocia u godit më keq pasi erërat me shpejtësi 144km/h shkaktuan anulimin e të gjitha shërbimeve hekurudhore.

Dhjetra fluturime nga aeroportet e Edinburgut dhe Glasgow u anuluan gjithashtu. Shërbimet e trenave në disa pjesë të Anglisë jugore u prekën gjithashtu — duke përfshirë ato midis stacioneve të Londrës dhe Aeroportit Gatwick.

Operatori i energjisë elektrike UK Power Networks tha se kishte rivendosur energjinë në shumicën e shtëpive ku ishte ndërprerë në jug dhe lindje të Anglisë, por se rreth 45,000 shtëpi në Irlandën e Veriut mbetën pa energji elektrike. Në të njëjtën kohë, aeroporti Schiphol i Amsterdamit anuloi dhjetëra fluturime të planifikuara për sot për shkak të erërave të forta që priten në Holandë.

Dje u anuluan gjithashtu 102 fluturime dhe nga Dublini. Shërbimet e trenave në Skoci do të ndërpriten derisa operatori i rrjetit Network Rail Scotland të inspektojë shinat për dëmtime pas kalimit të stuhisë, tha ScotRail në platformën X.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb