SHBA

Struktura e dëmtuar e pallatit 12-katësh në Miami do të shembet në një datë tjetër. Stuhia tropikale ”Elsa” që kërcënon Floridan ka shtyrë planet e autoriteteve për shkak se mund të përbëjë rrezik për ekipet e kërkim-shpëtimit.

Deri më tani janë 24 viktima nga shembja e strukturës së pallatit ndërsa 124 të tjerë janë ende të zhdukur.

Shembja e strukturës që ka mbetur do të lehtësonte punën e ekipeve për të nxjerrë të tjerë trupa nga rrënojat pasi duket se nuk ka shpresë që nën to mund të ketë ende të mbijetuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb