Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, rrezikon të ndëshkohet nga federata spanjolle pasi në takimin e zhvilluar dje kundër Vijareal ka tentuar të godasë portierin kundërshtar.
Uruguajani pas një krosi nuk ka arritur të kapë topin gjatë dyluftimit me portierin e Vijareal, dhe si “shpërblim” për humbjen e duelit ai tenton të gjuajë Asenjon, raporton gazeta spanjolle “AS”.

Takimi i zhvilluar dje kundër Vijareal që përfundoi me rezultatin 1-1 ka prodhuar shumë situata të pakëndshme që nuk i përkasin fushës së lojës. Përveç Suarez edhe mbrojtësi Pike rrezikon të dënohet pasi ka akuzuar presidentin e “La Liga-s” si të përfshirë në vendimet skandaloze që gjyqtarët po jepin këto kohë kundër Barcelonës.
g_1
Ekipi katalanas nuk është në ditët më të mira. Pas 17-të javësh kampionat ata renditen në vendin e tretë me 5-së pikë më pak se rivalët e Real Madrid, me madrlenët që kanë dhe një sfidë më tepër për të zhvilluar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb