Largimi i Luis Suarez nga Barcelona do të kujtohet gjatë, për shumë arsye. Mënyra se si e trajtoj klubi blaugrana, nisja e hetimeve në Itali për parregullsi në testin e gjuhës dhe kalimi i tij te Atletico Madrid mbeten ende tema të nxehta. Sulmuesi uruguaian rikthehet të flas për këtë largim duke u ndalur fillimisht tek raporti i tij me Leo Messi:

Suarez Esame Perugia
Suarez Esame Perugia

“Nuk jam i befasuar nga ato që ka thënë Messi, e njoh shumë mirë. E di se çfarë dhimbje ka përjetuar ai, është e njëjtë me atë që ndjeva dhe unë. Ai mendoi se më larguan për shkak të modulit por kishte mënyra te tjera më korrekte për të marrë një vendim të tillë. Kam kaluar 6 vite aty dhe kjo situatë bëri që edhe ai të ndihej keq”.

Luis Suarez Atletico Madrid E1601232657864
Luis Suarez Atletico Madrid E1601232657864

Në intervistën e tij gjatë grumbullimit me ekipin përfaqësues, Suarez rrëfeu edhe disa prapaskena të tjera dhe kalimin e tij tek Atletico Madrid: “Familja ime dëshironte të më shihte të lumtur, tek Barcelona ndodhin gjëra të çuditshme, si për shembull, nëse ti nuk do të luaje në ndeshjen e radhës të dërgonin të stërviteshe në mënyrë të diferencuar, këto gjera i bën keq edhe familjes time të cilët më shtynë të gjeja një zgjidhje tjetër. Kur Atletico Madrid më kërkoi, nuk u mendova dy herë. Sigurisht më duhet të përshtatem më shumë gjera aty por jam i lumtur tek Atletico”, u shpreh Suarez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb