Deputeti, Ervin Salianji ndërsa e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, Suda Rama tha se ai së bashku me bashkëpunëtorët  e tij po shet ajrin dhe tokën.

“I keni parë sesi Sude Rama bashkë me bashkëpunëtorët e vetë po shet ajrin dhe tokën. E keni edhe në kontratë, që një pjesë e të ardhurave do të vijë nga grumbullimi i të ardhurave. Toka nuk vlen 600 milion euro, vlen më shumë se një miliardë euro në vlerën e sotme. Kjo tokë, nëse do u jepej secilit biznesmenë shqiptarë, do të jepej me 50 %. Kjo po ndodh sot në Shqipëri, jepen me 50 % dhe u kërkohet edhe 2 milion euro. Sepse pas projektit fshihen oligarkët shqiptarë. Nuk ka investitor strategjik që hyn në këto të Sude Ramës. Humbni po ashtu miliona euro të tjera. Të gjithëve u ka ardhur një shkresë, që thotë se po cënoni investimet e biznesit gjerman dhe mund të shkojë në 300 apo 400 milion euro të tjera dëm. Nëse nuk ka arsye fitimprurëse të bandës së Edi Ramës dhe njerëzve të tij, si u marka një port. Do ja ngarkoni qytetarëve shqiptarë, më shumë se 400 milion euro ka për të shkuar Porti në Porto Romano. Ku ka thoni ju, pse porti në mes të qytetit. Ku ka një port, më thoni një port. Të gjithë portet janë aty ku kanë qenë historikisht. Ju atë që nuk e bënë dot romakët me luftë po e bëni me kompani lindore. Ka korrupsion aq të madh sa u djersit dhe u bë ujë ky sot, sepse e kanë kapur për gryke. E për këtë ne do të jemi me qytetarët shqiptarë për të ndaluar çdo projekt korruptiv të këtyre përmasave”, u shpreh Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: