SUEDI- Një shpërthim është regjistruar në një shkollë sportive në Suedi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Karlastadit. Nga të dhënat paraprake mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkaq, forcat policore kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë nxënësve nga ndërtesa, ndërsa dyshohet se shpërthim ka ndodhur në palestrën e shkollës.“Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe vinte nga palestra e shkollës”, theksoi për mediat lokale një studente.

Sakaq, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: