SUEDI

Suedia ka reflektuar për qasjen e saj ndaj COVID-19 duke vendosur masa kufizuese. Kryeministri i vendit, Stefan Löfven ka bërë me dije se së shpejti suedezët në transport publik duhet të mbajnë maska me detyrim, gjatë orës kur ka shumë lëvizje.

Po ashtu restorantet duhet të zvogëlojnë personat e lejuar për tavolinë në 4 persona kurse pas orës 20:00 nuk lejohen të shërbejnë alkool.

Edhe pse gjithë Europa është thuajse në Lock-Down apo me masa të rrepta kufizuese, Suedia sërish mbetet me masa të lehta kufizuese.

OBSH më parë, por edhe mbreti i Suedisë ka kritikuar qasjen që ka përdorur qeveria ndaj pandemisë pasi shifrat tregojnë se janë 8 mijë viktima dhe 360 mijë raste në total nga COVID-19 në Suedi, shumë më shumë se vendet e tjera nordike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb