Real Madrid mundi 3-1 Espanyol, në ndeshjen e La Liga. Pas ndeshjes për mediat u ndal trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti.

“Fillimi nuk ishte aq spektakolar, por më pas u bë një ndeshje e mirë. Ne duhej të fitonim. Sot luajtëm më mirë. Ndikoi lëvizshmëria e sulmuesve tanë dhe gjithashtu aftësia jonë për të kontrolluar lojën. Kartoni i verdhë për Vinícius? Nuk e kuptova sepse nuk m’u duk si një kundërsulm premtues, por është në rregull” – Tha ai. Real Madrid synon titullin kampion, me rivalitet me Barcelonën që është mjaft i madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb