Daniele De Rossi, trajneri i Romës, ka komentuar suksesin 1-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Lazios.

“Ishte një mundësi e madhe, përtej aspektit emocional që kam për këtë familje, por unë stërvis lojtarë të fortë. Meritat janë aty, jam përpjekur të punoj në atë që mund të përmirësohet, ka ende diçka për të përmirësuar. Unë u fokusova në diçka që ata mund të bënin më mirë, u panë disa rezultate të mira. Inventari bëhet në fund të çdo jave kur shkoni të shihni se çfarë mungon

E ardhmja? Derbin e kam jetuar i qetë, nuk e di të ardhmen. Tani për tani mendoj vetëm për të tashmen. Ne e njohim mirë Milanin, do ta përballojmë pak më të qetë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: