Në një sulm me bombë në hyrjen e xhamisë Eidgah në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i qeverisë talebane dhe zv.ministri në detyrë i administratës talebane, Zabihullah Mujahid tha se një sulm me bombë ka ndodhur në hyrjen e xhamisë Eidgah në Kabul.

Saeed Hosti, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në qeverinë e përkohshme të talebanëve, vuri në dukje se sipas përcaktimeve paraprake në sulm kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Dëshmitarët njoftuan se sulmi është kryer gjatë një ceremonie për leximin e pjesëve kuranore në të njëjtën xhami për nënën e Mujahid e cila ndërroi jetë disa ditë më parë.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Rikujtohet se në një sulm me armë mbrëmë në qytetin Jalalabad, qendrën e rajonit Nangarhar në lindje të vendit humbën jetën 2 anëtarë talebanë dhe 2 civilë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb