Në Dnipro, të paktën dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në stacionin e karburantit pas sulmit raketor të Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga Valentyn Reznichenko, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk në Telegram.

“Rusët vranë dy persona në Dnipro, plagosën tre të tjerë. Këto janë të dhënat paraprake pas sulmit të mbrëmjes në qytet. Armiku shënjestroi një nga rrethet e Dnipros. Sulmi shkaktoi zjarr në pikën e karburantit. Detajet janë duke u sqaruar”, ka shkruar guvernatori.

Më herët, Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha në një postim në Telegram se fragmente të një rakete ruse ranë në stacionin e karburantit, duke shkaktuar një zjarr.

Forcat ruse bombarduan rrethin Nikopol të rajonit Dnipropetrovsk natën e 25 tetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb