EGJIPT- Autoritetet egjiptiane thanë se shpërthimi i një makine bombë i pasuar nga të shtënat me armë zjarri në një postblok ushtarak në verilindje të siujdhesës së Sinait në Egjipt, la pas vetes 10 ushtarë të vrarë, përfshirë edhe një kolonel të trupave të posaçme dhe të paktën 20 të plagosur.

Zyrtarët thanë se sulmi i rrufeshëm filloi kur një makinë bombë u përplas në postbllokun e kompleksit ushtarak në fshatin Rafah në el-Barth dhe u pasua me sulm të rëndë me armë zjarri nga një duzinë e militantëve të maskuar, që u afruan në këmbë.

Në mesin e të vrarëve është edhe oficeri i lartë i forcave të posaçme, koloneli Ahmed el-Mansi dhe të paktën edhe 20 veta u plagosën. Sirenat e ambulancave u dëgjuan nga largësia derisa po shkonin në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët folën pa u identifikuar meqë nuk kishin autorizim që të flisnin me mediet.

Askush nuk e mori ende përgjegjësinë për sulmit. Sidoqoftë, Egjipti vitet e fundit është duke u përballur me një kryengritje në veri të Sinait, kryesisht të grupeve të lidhura me grupin militant Shteti Islamik.

Gjatë muajve të fundit IS-i është përqendruar në sulmet mbi pakicën e krishterë dhe kryer disa sulme vdekjeprurëse, të cilat e nxitën ish shefin e ushtrisë të kther në president, Abdel-Fattah el-Sissi, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Dega e Shtetit Islamik në Sinai është më e qëndrueshmja jashtë Sirisë dhe Irakut, ku i ashtuquajturi kalifat po tkurret. Grupi u shua në Libi pas betejës disa muajshe në qytetin Sirte, ndërsa dega ne Jemen, dështoi të pushtojë territore apo të konkurrojë me al-Qaidan rivale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb