Një sulm me dron ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Erblinit në Irak. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët kurdë të sigurisë. Këta të fundit thonë se tre raketa kishin rënë në afërsi të aeroportit.

Ndërsa në një njoftim të dytë ata deklaruan se sulmet ishin kryer nga dronë të ngarkuar me eksploziv.

“Nuk ka viktima në sulmin e kryer nga dy dronë të armatosur”, thuhej në deklaratë.

Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima por dëshmitarët thanë se dëgjuan të paktën gjashtë shpërthime në zonë.

Lawk Ghafuri, kreu i marrëdhënieve me mediat e huaja për Qeverinë Rajonale të Kurdistanit, tha në Twitter se forcat kurde të sigurisë po hetonin incidentin.

“Droni mbante pajisje shpërthyese dhe shpërtheu larg terminaleve dhe territoreve të Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit. Nuk raportohet për viktima”, tha Ghafuri.
Aeroporti, i cili shërben gjithashtu si bazë për forcat e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, nuk pësoi asnjë dëm, sipas drejtorit Ahmed Hochiar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb