Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka reaguar lidhur me sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit News24. I ftuar në ‘Minuta e Parë”, Topi tha se Rama i ka bërë nder medias, e cila ka pasqyruar çështje që lidhen me favorizimet e paligjshme nga shteti dhe trajtimin e diferencuar të qytetarëve dhe bizneseve.
Pjesë nga biseda
Ola Bruko: Rama sulmoi News24. News24 transmetoi edhe 21 janarin e asaj kohe dhe prap hap pas hapi do ta transmetojë edhe këtë protestë…
Bamir Topi: Ju ka bërë nder, nder ju ka bërë. Ka shumë metafora rreth mënyrës së komunikimit se kush sulmohet. Sulmohet ai që ka vlerë, që ka një rol të rëndësishëm në publik.
Ai personalisht mund të ketë problemet e veta në ndërgjegjen e tij. Ju nuk keni asgjë më shumë se kaq. Ju keni paraqitur çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e ligjit dhe mënyrën se si njerëzit dhe bizneset trajtohen në mënyrë të diferencuar. Këtë keni bërë.
