TIRANE- Mëngjesin e sotëm deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për çështjen e Teatrit Kombëtar duke kritikuar qasjen e aktorëve për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar.

Ai sulmoi Robert Ndrenikën në lidhje me kërkesën e bërë, të kryesuar nga ky i fundit, për ta shpallur vendin ku ndodhet Teatri “monument kulture”, dhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit të madh, Robert Ndrenika, i cili nëpërmjet një statusi në “Facebook” e cilëson Luan Ramën “një dezinformator të opinionit publik”.

Statusi i Robert Ndrenikës:

More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”, por nuk ma priste fiqiri se më dole “dez INFORMATOR”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb