Pavarësisht disa dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të vrarë apo të plagosur në Izrael nga valët e fundit të raketave të lëshuara nga Irani gjatë natës. Qeveria izraelite thotë se që nga fillimi i sulmeve të saj të premten e kaluar, Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike, si dhe qindra dronë.

Autoritetet izraelite raportojnë se që nga e premtja e kaluar ka pasur rreth 40 vende goditjeje në mbarë vendin, 3,800 persona të evakuuar, 24 të vrarë, dhe më shumë se 800 të plagosur.

Janë bërë pothuajse 16,000 kërkesa për dëme strukturore dhe më shumë se 1,000 për dëme në automjete.

Duket se mburoja ajrore “Iron Dome” e Izraelit ka funksionuar në shumicën e rasteve, por me një kosto të raportuar prej 250 milionë dollarësh (186 milionë £) për çdo natë funksionimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb