Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet kanë vijuar pavarësisht zgjatjes së armëpushimit pas negociatave dypalëshe.
Sipas një raporti nga Ministria e Shëndetësisë, tre persona u vranë në Tyre Felsai dhe dy në Tyre Deba.

Ndërsa rreth pesëmbëdhjetë persona u plagosën gjatë sulmeve të njëpasnjëshme.

Më herët u raportua se zonat e Nabatiya dhe Tyre u goditën nga sulmet, si dhe në pjesën lindore të vendit, qyteti i vogël Shohmor në Luginën Bekaa u sulmua nga forcat izraelite.

Ndërkohë Ushtria izraelite kishte kërkuar evakuimin e disa fshatrave, disa prej të cilave ndodhen dhjetëra kilometra larg kufirit izraelito-libanez, dhe për të cilat urdhra evakuimi ishin lëshuar edhe një ditë më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: