Gjykata e Tiranë nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie për 5 punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike (DAP), por ka vendosur detyrim paraqitje lidhur me hetimin për sulmet kibernetike në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për hetimin dhe vendimet e fundit.
Ajo raportoi për “BalkanWeb” se ky është vetëm një hap i parë i ndjekur nga prokuroria e Tiranës në lidhje me sulmet kibernetike. Më herët prokuroria ka kërkuar informacion në 18 shtete. Duke qenë se bëhet fjalë për hakerë iranianë, i gjithë hetimi është lokalizuar në administratën në Shqipëri.

Dy sulmet ndodhën fillimisht ndaj sistemeve qeveritare onlinë dhe më pas ndaj sistemit TIMS të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb