UASHINGTON

Sulmet e mbrëmshme të dhunshme në ndërtesën e Capitol janë regjistruar tashmë në memorien jo vetëm të popullit amerikan, por tronditën edhe persona nga vende të ndryshme të botës.

Mediat amerikane shkruajnë se është identifikuar gruaja që u qëllua për vdekje në Capitol dhe ajo është Ashli Babbitt. Gruaja është qëlluar nga ana e një efektivi të policisë.

Shefi i Policisë së Capitol-it Steven Sund konfirmoi identitetin e të ndjerës, duke u shprehur: “Ndërsa protestuesit po drejtoheshin me forcë drejt Dhomës ku ishin anëtarët e Kongresit, një punonjës i USCP zbrazi armën e shërbimit, duke goditur një femër në moshë të rritur,” tha Sund në një deklaratë të enjten.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai ka shtuar se gruas iu dha menjëherë ndihma mjekësore, e se ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të marra. Polici u pezullua nga puna e ndaj tij kanë nisur hetime.

Forcat policore deri tani kanë arrestuar 68 njerëz, të dyshuar të implikuar në ngjarjet e së enjtes. Madje, po kërkohet ndihma e publikut për identifikimin e agresorëve në Capitol.

Katër persona kanë vdekur, si pasojë e sulmit në Capitol të enjtën, nga persona, që janë mbështetës të ish-presidentit tashmë amerikan, Donald Trump.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb