E shumëpritur ishte përgjigjja e Antonio Kontes ndaj sulmit të Joze Mourinho dhe ajo nuk ka munguar pas ndeshjes së Çelsit kundër Noruiçit.

“Mendoj se kur përpiqesh të ofendosh një njeri, veçanërisht kur e di shumë mirë të vërtetën, atëherë je një njeri i vogël. Gjykata provoi pafajësinë time. Por kur ti e bën një gjë të tillë, atëherë je një njeri i ulët. Ndoshta ai ka qenë një njeri i vogël në të shkuarën, është një njeri i vogël tani dhe ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, tha tekniku i Çelsit.

Duke mbyllur këtë kapitull, më pas italiani komentoi ndeshjen. “Është pak zhgënjyese që do të riluajmë një tjetër ndeshje. Në këtë kompeticion nuk është kurrë e lehtë. Është një fatkeqësi që nuk fituam sepse lojtarët dhanë gjithçka. U përpoqëm të fitonim, por në fund do na duhet ta pranojmë rezultatin”.

“Në pjesën e parë patëm vështirësi për të sulmuar, por në të dytën krijuam shumë raste. Tani duhet të luajmë një tjetër ndeshje me një kalendar kaq të ngjeshur. Noruiçi e meriton një tjetër takim. Por për ne nuk do të jetë e lehtë. Ndoshta në pjesën e parë mund të kishim luajtur më mirë. Por barazimi është një rezultat i drejtë”. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/kunderpergjigjet-konte-une-u-shpalla-i-pafajshem-por-ti-je-nje-njeri-i-ulet/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: