Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai. Sipas mediave ndërkombëtare zjarri dhe tymi ka përfshirë lagjen Palm Island të qytetit, pas goditjeve nga një raketë.

Në pamje shihet edhe momenti kur Hoteli Fairmont në Dubai përfshihet nga flakët, ndërsa si pasojë e sulmit raportohet se u plagosën katër persona.

Capture
Captur

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën mëngjesin e sotëm sulme ndaj Iranit, ndërsa shpërthime të forta u raportuan në Teheran. Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, shpërthime u dëgjuan në zona të ndryshme të kryeqytetit iranian.

Reuters, duke cituar një zyrtar iranian, raportoi se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei nuk ndodhet në Teheran dhe është zhvendosur në një vend të sigurt. Më herët, Associated Press bëri të ditur se një nga sulmet në kryeqytet ndodhi pranë zyrave të Khameneit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: