Pamjet që shihni vijnë nga fshati Pllanë i Lezhës, ku një lokal u bë shënjestër e një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30. Gazetari Elidon Ndreka në një lidhje direkte për ‘News24’ nga vendi i ngjarjes tha se dyshohet se është qëlluar me pistoletë.

Sipas Ndrekës, ka qenë pronari i lokalit, Gjovalin Prendi, ai që ka konstatuar se aty ishte qëlluar me armë zjarri, pasi ishin shkaktuar disa dëme materiale.

Mësohet se lokali nuk ka kamera sigurie, madje as dhe objektet e zonës përreth. Mes të tjerash Ndreka tha se kjo nuk është hera e parë që lokali është bërë shënjestër e një sulmi, pasi vite më parë i është vendosur tritol. Policia deri më tani nuk ka arritur që të ketë persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: