Britania reagon pas sulmit me bomba e predha ndaj një anijeje britanike nga Rusia, në Detin e Zi. Britania e Madhe ka mohuar se Rusia ka kryer të shtëna paralajmëruese në drejtim të luftanijes së saj.

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se “nuk ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj HMS Defender”. Sipas kësaj ministrie, anija po lundronte në ujërat e Ukrainës, dhe se rusët po kryenin stërvitje të armatosura në Detin e Zi dhe se kanë bërë paralajmërim paraprak për aktivitetin e tyre.

Rusia pretendon se, pas të shtënave, anija britanike e ka ndryshuar drejtimin. Sipas raporteve nga Rusia, anija e patrullimit qëlloi dy herë, ndërsa avioni Su24-M ka shkrepur katër bomba.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se për shkak të incidentit atasheu i mbrojtjes i ambasadës britanike është thirrur në ministrinë ruse të mbrojtjes.
Anija britanike HMS Defender po kryen misione në Detin e Zi, sipas faqes në internet të Marinës Mbretërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb