Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Të tre shtetasit e huaj të dyshuar si agjentë rusë janë kapur nga policia. Sipas burimeve ata ishin pikasur duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë me forcë në perimetrin e uzinës, pro janë ndaluar nga rojet ushtarake shqiptare.

Gjatë ndalimit të rusëve Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zori janë sekuestruar tre pasaportat që këta persona mbanin me vete.

Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e Antiterrorit, tre shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë turistë, por zbulimi i pajisjes së kamufluar si aparat fotografik ka ngjallur dyshime se mund të jetë agjentë të shërbimit sekret rus.

Dyshohet se këta shtetas rusë kanë ardhur në vendin tonë para shtatë ditëve dhe në qytetin e Gramshit ndodhen prej tre ditësh.

Ndërkohë, gazetari Çelmeta ka arritur të mësojë nga të afërmit e ushtarakëve të lënduar se dy rojet e uzinës ushtarake kanë bërë referim edhe dy ditë më parë në instancat përkatëse pasi kishin konstatuar nga larg shtetasit rusë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb