Gazetari shqiptar Misha Pumo, në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Moska në studion e “Open” ka zbuluar detaje në lidhje me sulmin terrorist që tronditi kryeqytetin rus javën e kaluar.

Pumo u shpreh se ditën e sotme numri i viktimave nga sulmi ka shkuar në 143 zyrtarisht, ndërsa u shpreh se në Moskë janë shtuar kontrollet nga autoritetet.

Sipas tij pritet që në Rusi të ndodhin edhe sulme të tjera të kësaj natyre bazuar në punën e shërbimeve sekrete ruse, por edhe paralajmërimeve nga vendet perëndimore.

“Viktimat zyrtarisht janë 143. Situata në Moskë është depresive, janë rritur shumë kontrollet policore, sidomos në zonat me shumë njerëz. Masat që po merren janë edhe ndaj emigrantëve, kanë filluar kontrolle të tjera për të vënë në pah ndonjë tjetër organizim sepse pritet që IS të organizojë akte të tjera terroriste, jo vetëm nga shërbimet sekrete ruse, por edhe nga paralajmërimet e Perëndimit.

Hetimet po vazhdojnë dhe po mblidhen ende prova duke bashkëpunuar edhe me shërbimet e vendeve të ndryshme si Turqia që ka dhënë informacion për lëvizjet e terroristëve, por edhe shërbimet nga Taxhikistani.

Agresorët e arrestuar kanë pranuar autorësinë, e cila është provuar edhe nga videot që kanë qarkulluar. Keqtrajtimi që u është bërë atyre nga autoritetet bie ndesh me ligjin, por mund të jenë bërë edhe për të dërguar një mesazh për agresorë të tjerë që mund të planifikojnë sulme”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: