Baza ushtarake irakiane, në të cilën janë të vendosura forcat amerikane, u shënjestrua nga raketat të shtunën për herë të dytë këtë javë.

Baza ajrore ushtarake Al-Taji, e vendosur 85 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, u shënjestrua nga raketat Katyusha, thanë zyrtarët irakianë të sigurimit gjatë prononcimit për mediat lokale.

Baza ajrore strehon forca të përbashkëta, përfshirë ushtarë irakianë dhe amerikanë, si dhe forca të tjera të huaja nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA.

Ende nuk janë raportuar viktima ose dëme.

Sulmi me raketa i 11 marsit la të vrarë një shtetas britanik dhe dy ushtarë amerikanë, duke plagosur 12 ushtarë të tjerë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb