TIRANE– Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar sot pamjet filmike me zë dhe figurë të konferencave për shtyp të ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit kur sulmonte gjyqtarin Arjan Aliaj.

Fill pas pezullimit nga detyra, me urdhër të prokurorisë, të kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako (më pas ai u rikthyer në detyre) si dhe arrestimin e dy punonjësve të policisë për ‘shpërdorim detyre’, Tahiri akuzoi gjyqtarin Aliaj për dhënie të vendimeve të padrejta në lidhje me çështjen e pajisjes së përgjimit.

Sakaq, Tahiri nuk nguroi të risillte në vëmendje edhe çështje të tjera ku gjyqtar kishte qënë Arjan Aliaj. Ndërkohë, pritet që gjyqtari Aliaj dhe ministri Tahiri të merren në pyetje nga oficerët e organit të akuzës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: