BRITANI

Një 42- vjeçar shqiptar me emrin Altin Bushati është dënuar me 13 vite burg në Britani pasi kishte sulmuar dy gra në 2017.

Mediat angleze raportojnë se Bushati kishte qëllime për t’i përdhunuar këto gra dhe kishte tentuar me forcë t’i detyronte për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ato e etiketojnë Altin Bushatin si një ‘përdhunuesi i Harlow’.

Ai u arrestua më 7 korrik të 2017 në Harlow dhe sulmet kishin ndodhur brenda në harkun kohor të një viti, në korrik 2016 dhe 2017.
Përfundimisht ai u shpall fajtor për katër akuza, për përdhunim, dy akuza sulmi fizik dhe një akuzë sulmi seksual.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb