Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva është zotuar të ndëshkojë mbështetësit e ish-udhëheqësit të vendit, Jair Bolsonaro, pasi ata sulmuan Kongresin.

Mbështetësit e liderit të rrëzuar të ekstremit të djathtë sulmuan gjithashtu Gjykatën e Lartë dhe rrethuan pallatin presidencial, pasi nuk pranuan humbjen e Bolosonaros.

Ndërkohë ditën e sotme policia rifitoi kontrollin e ndërtesave në kryeqytetin Brasilia, pas disa orësh përleshje.

Me të mbërritur në qytet, Lula vizitoi godinën e Gjykatës së Lartë për të parë vetë dëmet.

Policia Civile e Brasilisë tha se mbi 300 persona janë arrestuar.

Ndërkohë guvernatori i qytetit, Ibaneis Rocha, është shkarkuar nga posti i tij për 90 ditë nga Gjykata e Lartë.

Gjykatësi Alexandre de Moraes e akuzoi atë për dështimin për të parandaluar trazirat dhe për “heshtje” përballë sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb