Olimpija Ljubljana ka huazuar sulmuesin e kombëtares, Marvin Çuni nga radhët e Rubin Kazan. Lajmi është bërë i ditur nga klubi slloven, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Përforcimi i tretë i Dragojve në merkaton e verës është sulmuesi Marvin Çuni! Gjermani me origjinë shqiptare do t’i ndihmojë bardhejeshilëve në sezonin e ardhshëm si futbollist i huazuar nga Rubin Kazan, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb