DANIMARKE-Policia daneze ka bërë të ditur se personi i armatosur që ka sulmuar një sinagogë në Kopenhagën, ka qenë 22 vjeç, i lindur në Danimarkë dhe i njohur për policinë për shkak të rasteve te dhunes kohe me pare.

Personi i armatosur është vrarë në orët e para të së dielës nga polica në qarkun Norrebro të Kopenhagës.

Emri i tij nuk është konfirmuar. Një regjisor filmi dhe një roje e sinagogës janë vrarë në dy sulmet e ndara.

Pesë policë janë plagosur po ashtu. Policia beson se personi i armatosur ka vepruar i vetëm.

Ai ka qenë i njohur për të për shkak të lidhjeve me bandat kriminale dhe ka pasur disa dënime për vepra të dhunshme.

Arrestohen 2 persona
Policia në Danimarkë ka njoftuar për arrestimin e dy personave që besohet se kanë ndihmuar një tjetër person të armatosur, i cili ka vrarë dy njerëz në dy sulme në Kopenhagë, më 14 dhe 15 shkurt. Policia nuk ka identifikuar të dyshuarit, por ka thënë se ata kanë ndihmuar përmes “këshillave dhe veprave”.

Mediat daneze kanë thënë se bëhet fjalë për Omar el-Hussein.

Autoritetet shprehen se personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë dhe se mund të jetë frymëzuar nga ekstremizmi islamik.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: