INDONEZI-Një Hercules C-130 i aviacionit indonezian është përplasur në një zonë të banuar në Medan, në ishullin e Sumatrës, për motive akoma të paqarta.
Piloti kishte njoftuar kullën e kontrollit menjëherë pas nisjes, për një problem teknik të mjetit. Menjëherë më pas ai është përplasur.
Sipas mediave indoneziane, viktimat e aksidentit mendohet të jenë të paktën tridhjetë.
(da.xha/BalkanWeb)