1 kokërr qepë
300 gr patate
250 gr kërpudha
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
100 ml qumësht ose pana
2 lgj djath parmixhano
Kripë, piper i zi, koper
1 – 1.2 litër ujë
Fillimisht ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet, më pas shtojmë patatet të prera hollë me qëllim që të ziejnë shpejt. I trazojmë së bashku duke shtuar 1 litër ujë, kripë dhe piper. I lemë të ziejnë për 15 minuta dhe më pas e kalojmë supën në blender duke e kthyer në krem. Shtojmë dhe pak qumësht ose pana për ta bërë më kremoze.
Presim kërpudhat në kubikë 0.5 cm dhe i skuqim në një tigan me pak gjalpë dhe më pas i shtojmë tek supa së bashku me 2 lugë djath parmixhano të grirë hollë. E lemë supën të marrë valë për pak minuta dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë pudrosur me koper.
(Vila24/BalkanWeb)
