Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
400 gr domate konservë
800 ml koncentrat perimesh
70 gr makarona për supë
Kripë
Piper i zi
Borzilok
Bukë të thekur
2 lgj djath parmixhano

Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël së bashku me hudhrën të prerë në feta. Domatet e kutisë i kalojmë në blender dhe i bëjmë pure, më pas i kalojmë në tiganin ku kaurdisëm qepën me hudhrën. Sapo salca të fillojë të vlojë shtojmë koncentratin e perimeve, e rregullojmë me kripë, piper të zi dhe borzilok dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta. Ndërkohë në një tenxhere të vogël me ujë të vluar ziejmë makaronat për 10 minuta. Vendosim në zgarë fetat e bukës të theken.
Me të vluar supa kullojmë makaronat dhe i shtojmë në supë të cilën e servirim me feta buke të thekur me djath parmixhano.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: