Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
4 lgj vaj ulliri
1 lgj miell
200 ml salcë domate
500 gr domate të freskëta /1 kuti domate në copa
1 bustinë koncentrat perimesh
3 lgj pesto borziloku
1 spec djegës
3 lç salcë kosi
4 shkopinj shishqebapi
100 gr miell
150 ml qumësht
1 kokërr vezë
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përgatisim brumin për krepat duke përzier mirë një kokërr vezë me qumësht, pak miell, kripë dhe piper të zi. E lemë brumin të pushojë për 10 minuta.
Ndërkohë në një tigan me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën së bashku me hudhrën. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë një lugë miell dhe e trazojmë për 2 minuta, më pas shtojmë salcën e domates, 0.5 ml ujë dhe një bustinë koncentrat perimesh dhe kutinë e domateve të grira. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta.Ndërkohë një tigan të sheshtë e lyejmë me pak vaj ose gjalpë dhe bëjmë dy krepa të cilat i lemë të ftohen, më pas shpërndajmë tek secili ½ e pestos me borzilok, i mbledhim role dhe i presim në copa me trashësi 2 cm. Vendosim 4 copa të tilla në shkopinjtë e shishqebapit.
Pasi supa të ziejë e kalojmë në blender dhe kthejmë copat e domates në pure. E servirim supën duke e spërkatur me salcë kosi dhe duke vendosur në tas nga një shishqebap me krep me pesto borziloku.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: