NGA ZONJA VJOLLCA*

400 gr mish pule
1 petë sfoljate
1 kokërr qepë
1 karrotë
1 degë selino
100 gr bizele
15 qepujka
100 ml pana
400 ml koncentrat pule
1 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë mjadanoz
Kripë
Piper i zi
1 të verdhë veze

Vendosim tenxheren me 2 lugë gjelle vaj, sapo të nxehet vaji shtojmë në të mishin e pulës, kripën dhe piperin e zi. E trazojmë derisa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe shtojmë qepën, karrotën dhe selinon të prerë në kubikë. I kaurdisim për 3 minuta dhe më pas shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë. Sapo gjalpi të shkrijë shtojmë në të 1 lugë gjelle miell. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës dhe e lemë të kalojë në vlim. Kur supa të jetë trashur shtojmë panën, qepujkat dhe bizelet. I lemë të gatuhen mirë të gjithë përbërësit duke shtuar në fund pak kripë dhe piper të zi.

Me pak miell hapim petën sfoljatë, vendosim tasin përmbys dhe presim petën 2 cm me të madhe se forma e servirjes. Lyejmë anët e tasave të supës me vezë me furçë. Mbushim tasat me supë i mbulojmë me petët e prera. E fiksojmë mirë petën duke bërë një prerje në mes, e lyejmë përsëri me të verdhë veze dhe me pak piper të zi. I vendosim tasat e supës në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb