Nga: ZONJA VJOLLCA*
600 gr fileto peshku
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
1 degë selino
1 spec i kuq
1 karrotë
1 presh
4 lgj vaj ulliri
800 ml lëng perimesh
Lëng limoni
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Fillimisht grijmë qepën imët së bashku me hudhrën e grirë dhe e vendosim në një tenxhere me vaj ulliri të kaurdisen mirë derisa të zbuten në temperaturë mesatare. Ndërkohë presim selinon në feta të hollë, preshtë në unaza, specin në kubikë të vegjël dhe karrotën të prerë fillimisht në mes dhe më pas në feta. Të gjitha perimet i shtojmë në tenxhere dhe i kaurdisim mirë duke shtuar më pas dhe lëngun e perimeve.
I lemë perimet të ziejnë për 10 minuta. Më pas shtojmë copat e peshkut të prera në madhësi mesatare, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë supën të ziejë për 6-8 minuta të tjera. Në fund e rregullojmë me kripë, piper të zi, lëng limoni dhe e shërbejmë të spërkatur me majdanoz.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: